Sport

Jack Grealish është vetëm disa orë larg Manchester City-t


Futbollisti anglez i Aston Villa, Jack Grealisht, do të jetë pjesë e Manchester City-t në orët e ardhshme raporton e përditshmja angleze “The Mirror”.

25-vjeçari do të transferohet në Mançester për një shumë rekord prej 100 milionë eurosh. Një shumë e tillë do e bëjë Grealish-in, lojtarin më të shtrenjtë anglezë në historinë e futbollit.

Ai ishte të mërkurën në mëngjes në stërvitje me ekipin e Aston Villa-s, por plani është për ta dërguar për vizitat mjeksore në orët në vijim.

Drejtuesit e klubit aktual të Grealish-it dëshironin që ai te rinovonte në “Villa Park”, por lojtari kërkoi një eksperiencë të re dhe në nivele më të larta.

Drejtori sportiv, Johan Lange, drejtuesi kryesor, Christian Purslow dhe shefi i klubit, Nassef Sawiris të tre së bashku zhvilluan bisedime me Grealish-in, por ky i fundit u shprehu haptazi dëshiren për t’u larguar.

Aston Villa tashmë është futur në merkato dhe ka afruar disa lojtarë, mes të cileve edhe zëvendësuesin e Grealish-it.

Ata kanë afruar Emiliano Buendia nga Norwich City dhe Leon Bailey nga Bayer Leverkusen, përkatësisht për 33 milionë euro dhe 30 milionë euro.

Villa gjithashtu mund të shpenzojë fondet nga shitja e Grealish-it te disa lojtarë të tjerë, ku janë piketuar Tammy Abraham i Chelsea-t, James Ward-Prowse i Southampton-it dhe Axel Tuanzebe i Manchester United-it.

Gjithashtu, pritet që Aston Villa të transferojë edhe Danny Ings nga Southampton-i, sipas raportimeve të gazetarit sportiv, Fabrizio Romano.

Ndërkohë “Birmingham Mail” raporton se Manchester City ka prenotuar vizitat mjeksore të Grealisht-it midis të mërkurës në mbrëmje dhe të enjtes.

Lojtari hodhi poshtë ofertën e rinovimit me 200 mijë paund në javë, vetëm për të kaluar te City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore