Lajme

Izraeli thotë se “Hamasi hodhi poshtë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit në Kajro”


Hamasi hodhi poshtë ofertën e bërë nga Izraeli javën e kaluar në Kajro.

Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit në emër të Mossad-it.

“Refuzimi i propozimit të tre ndërmjetësuesve, i cili parashikonte një hapësirë ​​shumë më të madhe fleksibiliteti nga pala izraelite, tregon se Sinwar nuk është i interesuar për një marrëveshje humanitare dhe kthimin e pengjeve dhe vazhdon të përfitojë nga tensionet me Iranin në përpjekje për të bashkuar teatrot dhe për të arritur një përshkallëzim të përgjithshëm në rajon” , tha ai në deklaratë .

”Izraeli do të bëjë gjithçka për të rikthyer 133 pengjet nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi më tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore