Lajme

Izraeli përgatitet për “çdo skenar” në kufirin detar me Libanin


Ministri i Mbrojtjes së Izrael-it, Benny Gantz ka udhëzuar strukturën e mbrojtjes “të përgatitet për çdo skenar në të cilin tensionet rriten në arenën veriore – duke përfshirë mbrojtjen dhe gatishmërinë sulmuese”.

Kjo, për shkak të zhvillimeve në kufirin detar me Libanin.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondentja e Jerusalem Post, Anna Ahronheim.

Autoritetet izraelite nuk pranuan më herët propozimin amerikan për marrëveshje detare me Libanin.

Disa zona të shelfit detar, në të cilat gjenden sasi të mëdha nafte, janë arsyeja kryesore për mos pranimin nga ana e Izraelit, duke qenë se këta të fundit kanë pretendime të forta mbi zonën.

Izraeli dhe Libani janë në mosmarrëveshje për kufirin që ndan “Zonat e tyre Ekskluzive Ekonomike” (ZEE), një zonë në det të hapur që njëri nga vendet mund të pretendojë për nxjerrjen e burimeve.

Gjatë 15 viteve të fundit, bazuar në vlerësimet se fushat pranë bregdetit izraelit mund të përmbajnë 34.5 trilion metra kub gaz.

Izraeli ka vazhduar të zhvillojë rezerva të gazit natyror në brigjet e tij, disa prej të cilave pretendohen nga Libani.

Autoritetet izraelite pretendojnë se kufiri detar midis dy vendeve shkon më në veri sesa pretendon Libani si “Zonë Ekskluzive Ekonomike”.

Linja 29 e pretenduar nga qeveria libaneze i jep Bejrutit 1430 kilometra katrorë, në vend të 860 kilometra katrorë të linjës 23 të miratuar në vitin 2011.

Në ato kilometra katrorë në vitin 2013, u zbulua një rezervë gazi e njohur si Karish.

Izraeli refuzon propozim amerikan për marrëveshjen detare me Libanin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore