Lajme

Izraeli paraqet një propozim të ri për pengjet


Izraeli ka paraqitur një propozim të përditësuar për ndërmjetësuesit në lidhje me një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, pritet të takohet sot me përfaqësuesit e Hamasit në Doha dhe t’ua kalojë dokumentin.

Gazetari izraelit, Barak Ravid, e raportoi këtë në “Walla”.

Propozimi përfshin një gatishmëri për të qenë fleksibël në lidhje me numrin e pengjeve të gjalla që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes, si dhe një gatishmëri për të diskutuar kërkesën e Hamasit për “paqe të qëndrueshme” në Rrip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore