Lajme

Izrael/ Vaksina e Pfizer-it efektive pas dozës së dytë


Vaksina Covid-19, nga Pfizer dhe BioNTech është tepër efektive pas dozës së dytë. Ky përfundim është arritur nga ministria izraelite e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave vaksina është 99% më efektive te ato njerëz që kanë marrë dozën e dytë dhe kanë kaluar dy javë që nga marrja e saj.

Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tre javë larg njëra-tjetrës.

Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës në botën reale, pasi ka vaksinuar një pjesë  të madhe qytetarëve të tij.

Një javë pas dozës së dytë, ajo ishte 91.9 % efektive në parandalimin e coronavirusit dhe 96.9 % efektive në parandalimin e njerëzve nga zhvillimi i etheve dhe vështirësive të frymëmarrjes.

Izraeli filloi administrimin e vaksinës më 19 dhjetor. Shifrat e analizuara fillojnë që nga data 13 shkurt. Qeveria ka shprehur dëshirën për të vaksinuar  të gjithë banorët e vendit që janë mbi 16 vjeç. Kjo sipas tyre duhet të mbarojë deri në fund të marsit.

Më herët Izraeli ka lehtësuar kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Lehtësimi i masave erdhi si pasojë e rezultateve pozitive të vaksinimit masiv të qytetarëve.

Ndonëse dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të rihapen, masat e vendosura në lidhje me distancën dhe përdorimin e maskave mbeten  të detyrueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore