Bota

Izrael/Palestinё: BE thirrje për ulje të dhunës


“Shkallëzimi i rëndë në Izrael dhe Territorin Palestinez, përfshirë dhunën e madhe në dhe përreth Gazës, duhet të ndalet”.

Kjo deklaratë nga Bashkimi Evropian pason ditët e tensionit dhe përplasjeve në Jeruzalem, përfshirë vendet e shenjta dhe dhunën në rritje në Izrael dhe në zonën e njohur si West Bank.

Nё deklaratё thuhet se, BE-ja është e tronditur nga numri i madh i vdekjeve dhe plagosjeve, përfshirë fëmijët.

“Prioriteti duhet të jetë mbrojtja e civilëve. Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në shmangien e viktimave civile dhe mbështetjen e uljes së dhunës në rajon”, thuhet nё tё.

Deklarata thekson se, hedhja pa kriter e raketave nga Hamas-i dhe grupe të tjera drejt civilëve izraelitë është e papranueshme.

BE-ja tregon se njeh nevojën legjitime të Izraelit për të mbrojtur popullsinë e saj civile, por shton se kjo përgjigje duhet të jetë proporcionale dhe me përmbajtje maksimale në përdorimin e forcës.

“BE-ja bën thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhunës në vazhdim. Gjithçka duhet të bëhet për të parandaluar një konflikt më të gjerë, i cili, para së gjithash, do të prekë popullatat civile në të dy palët”.

Aty theksohet se, në Jeruzalem, status quo-ja në vendet e shenjta duhet të respektohet dhe liria e adhurimit të garantohet.

BE-ja mbetet në kontakt me palёt përkatëse në rajon dhe me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë Kuartetin e Lindjes së Mesme, për të përmirësuar situatën si një çështje prioritare, sipas qёndrimit.

Aty shprehet vullneti për tё mbështetur përpjekjet, që synojnë t’i japin fund dhunës së mëtejshme.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore