Lajme

Itali: vihen në dispozicion fabrikat si qendra vaksinimi


Konfederata e Përgjithshme e Industrisë Italiane është shprehur e gatshme për të hapur fabrikat dhe zyrat me qëllim që të vaksinohen punonjësit dhe familjet e tyre. Industrialistët janë të gatshmëm, t`i shndërrojnë këto ambiente në qendra vaksinimi. 

Ky njoftim u bë i ditur nga presidenti i Konfederatës së Përgjithshme të  Industrisë Italiane, Carlo Bonomi, në një intervistë, për të përditshmen italiane, La Reppublica.  Ai shpjegoi se ky propozim i është kaluar qeverisë italiane.

“Punonjësit e kompanive që bëjnë pjesë në rrjetin e Confindustrisë në Itali janë rreth 5.5  milionë. Nëse marrim parasysh një mesatare prej 2.3 anëtarësh për familje mund të vaksinojmë më shumë se 12 milionë njerëz”, nënvizoi Bonomi.

“Jemi të gatshëm të  hapim fabrikat për komunitetet lokale si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit”, shtoi presidenti i Konfederatës së Përgjithshme të  Industrisë Italiane.

Për Bonomin, imunizimet duhet të bëhen në të njëjtën mënyrë sikurse po veprohet jashtë shtetit italian, pra “duke përdorur struktura ekzistuese si panaire, aeroporte, stacione”.

Gjatë intervistës, presidenti i Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë Italiane u shpreh  i bindur që Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, do të konsultohej me kompanitë lidhur me këtë propozim. Bonomi shtoi se liturgjia e vjetër e takimeve të ndara” është zbehur në ditët e sotme. 

“Bizneset dhe sindikatat duhet të dëgjohen së bashku në mënyrë që të gjenden zgjidhje të shpejta dhe efektive”, tha ai. 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore