
Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme fatale, pasi një person ka kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër 39-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, në sallën operative ka mbërritur një njoftim se një shtetas, kishte kanosur personin M.D. me armë zjarri.
Strukturat janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Sh.K., 36 vjeç, banues në Paskuqan. Kështu, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në banesë, autorit i është gjetur një armë zjarri e tipit kallashnikov. Sakaq, mësohet se ai ka qenë i dënuar edhe më parë, për vjedhje me anë të mashtrimit.
Mbi ngjarjen në fjalë, ai pati dëmtuar automjetin e personit fillimisht, gjatë natës, e më pas gjatë orëve të ditës, e pati kanosur me kallashnikov.
Arma është sekuestruar ndërkohë dhe do të përdoret në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/Albanianpost.com-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
Santos: Shqipëria nis hapjen e kapitujve të parë me BE-në brenda vitit
-
Gjëmën ia bëri ish-partnerja, zyrtarit të lartë të FBI-së
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant