Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun, duhet të fitojë besimin e SHBA-ve

Pieter Feith, ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, në një intervistë për “Euroneës Albania”, tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet të dalë me një iniciativë të veten për zgjidhjen e situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.
“Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë”, tha Feith.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten e 26 majit, me vendim të kryeministrit Kurti, realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ish-diplomati holandez, i cili pati shërbyer si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar në Kosovë, theksoi se autoritetet kosovare duhet ta fitojnë besimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa rekomandoi Qeverinë e Kosovës të jetë më e kujdesshme në raport me Shtetet e Bashkuara.
“Doja të vija theksin te fakti që SHBA-të që gjithmonë kanë qenë aleati më i ngushtë i Kosovës, tani janë bërë shumë kritike dhe kjo është shenjë e keqe. Kjo duhet ta bëjë qeverinë të mendojë lidhur me qasjen, duhet të jetë më e kujdesshme”, tha ai.
“Nëse SHBA-ja nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Francës. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botën, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, por Kosova është më e cenueshme”, shtoi ai.
Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar çdo ditë që prej 29 majit në këto komuna të banuara me shumicë serbe, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale. Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Në veri ende ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa një numër grupesh dhe fraksionesh i kërcënojnë me rezistencë autoritetet kosovare që mundohet të integrojnë komunitetin komunitetin serb dhe të vendosin një rend efektiv.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje
-
Bahreini thotë se 2 ushtarë u vranë në sulmin me dron të Houthi në kufirin saudo-jemen
-
Rumania bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për veton në Schengen
-
Lista Serbe shpallë 3 ditë zie për terroristët e vrarë në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri