Lajme

Ish-këshilltari i Kremlinit del nga spitali në Itali


Ish-kreu i “Rosnano-s” Anatoli Chubais ka dalë nga spitali në Itali dhe është dërguar në Frankfurt.

Kjo, për t’iu nënshtruar një kursi rehabilitimi.

Rezultatet e analizave toksikologjike nuk dihen ende.

Por Chubais iu përgjigj trajtimit, kështu që spitali është i sigurt se nuk është helmim.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”.

Sipas botimit vendas, oficerët italianë të zbatimit të ligjit kryen një analizë toksikologjike të gjakut të Chubais për të gjetur shenja helmimi.

Rezultatet e analizës nuk janë ende të disponueshme dhe përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes shëndetësore tregon se sindroma Guillain-Barré është arsyeja kryesore për shtrimin e Chubais në spital.

Sindroma Guillain-Barré është një sëmundje e rrallë në të cilën sistemi imunitar i një personi sulmon nervat e tij periferikë.

Në fillim të gushtit, agjencia “Reuters” raportoi se Chubais nuk mund të ecte apo të fliste.

Londinezja “Financial Times” shkroi se vetë Chubais nuk beson në versionin e helmimit.

Ish-këshilltari i Kremlinit shtrohet në spital, ishte me pushime në Sardenja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore