Ish-diplomati britanik: Le të fajësohet Kurti, por BE-ja ta pranojë se ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi

Mark Dickinson, ish i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, në një prononcim për “The Guardian“, tha se përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përgjegjës për situatën e krijuar në veri të Kosovës është edhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak.
Madje, ish-diplomati britanik konsideroi se Lajçak duhet të japë dorëheqje nga pozita e ndërmjetësit, veçanërisht pas tensioneve në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, për përshkallzimin e së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja e kanë qortuar ekskluzivisht vetëm Kosovën.
“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav] Lajçak të ketë një stimulim të madh për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij?’ Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiç të shpëtojë nga kjo”.
“Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim vetëm përsëritje”, shtoi Dickinson, i cili njëkohësisht shprehu frikën se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin nuk shqyrtojnë shkakun rrënjësor të ngërçit.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, pas përplasjes së serbëve të veriut me policinë, e cila të premten realizoi aksionin për t’ua mundësuar qasjen në zyra kryetarëve të rinj të tri komunave veriore – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera të QUINT-it (Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe), e kanë bërë fajtore Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti për tensionimin e situatës në veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Panorama e vendeve të lira të punës nëpër Evropë
-
Në pikun e krizës globale humanitare, Shqipëria e vogël vjen me një nismë të madhe
-
“Kur UÇK ruante manastiret e serbëve në kohë lufte”, artikulli i vitit 1998 nga Agjencia Franceze e Lajmeve
-
Dasma kthehet në tragjedi në Irak, të paktën 100 të vdekur pas një zjarri