Sport

Isco transferohet në Bundesliga


Ish-futbollisti i Real Madrid-it, Isco, ka arritur marrëveshje me klubin nga Bundesliga gjermane, Union Berlin.

Mesfushori spanjoll do të transferohet në kryeqytetin e Gjermanisë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror (sot, 31 janar).

Union Berlin po kalon në formë shumë të mirë, të cilët momentalisht gjenden në vendin e dytë në tabelë me 36 pikë, vetëm një më pak se lideri Bayern Munich.

Pra, Isco shihet si përforcim i denjë për ta, derisa 30-vjeçari është pa klub që nga 21 dhjetori, kur shkëputi kontratën me Sevilla-n.

Kujtojmë që Isco qëndroi nëntë vite në Real Madrid, duke regjistruar 353 ndeshje në të gjitha garat me ta, prej të cilave ka shënuar 53 gola dhe ka dhuruar 57 asistime.

Mesfushori spanjoll, mes tjerash me fanellën e Real-it ka fituar pesë Liga të Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore