Sport

Irving pritet të bëjë debutimin sezonal me Brooklyn Nets


Sipas gazetarit të lidhur afër me NBA, Shams Chariana thotë se Kyrie Irving pritet të bëjë debutimin e tij të sezonit për Brooklyn Nets të mërkurën kundër Indiana Pacers në Indianapolis.

Irving nuk ka të drejtë të luajë në lojërat në shtëpi në Barclays Center në Brooklyn, New York, për shkak të mandatit të vaksinës së qytetit.

Megjithatë, ai ka pasur gjithmonë të drejtë të luajë në 41 ndeshjet e ekipit si mysafirë, por Nets fillimisht nuk e lejuan atë, por tani duket se kanë nevojë për të.

Më 17 dhjetor, ata ndryshuan qëndrim dhe tani po e lejojnë atë të luaj me kohë të pjesshme.

Edhe pa Irving këtë sezon, Nets kanë 23 fitore dhe 11 humbje në 34 ndeshje këtë sezon, dhe radhiten në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore