Lajme

Ironizon Mustafa me kërcënimin ndaj Kurtit, kujton sulmin “nga njerëzit e Kurtit më 2016”


Ish Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ironizuar me kërcënimin që ka marrë kryeministri aktual, Albin Kurti të mërkurën e 27 tetorit.

Mustafa ka kujtuar 26 shkurtin e vitit 2016 sa ishte kryeministër, ku shtëpia e tiji ishte sulmuar me molotov nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga sulmi që i kishte ndodhur, ish kryeministri thotë se të tmerruar kishin mbetur bashkëshortja e tij dhe policët që ishin në mbrojtje të tij.

“Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë. Më erdhi keq! Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!”.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar edhe komunikimin me gruan e tij pas sulmit.

“Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur”, ka shkruar ai.

Për sigurinë e tij në vitin 2016 ai thotë se nuk kishte asgjë speciale.

“Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale”.

Sulmi ndaj shtepisë së Isa Mustafës-2016

Ai thotë se janë kujtime të rënda dita e sulmit ndaj shtëpisë por, ishte fat që nuk u lëndua askush.

“Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar. Kujtime të rënda!”, ka shkruar Mustafa.

Ndërsa, të mërkurën Qeveria kishte konfirmuar se për shkak të një kërcënimi është rritur niveli i sigurisë së kryeministrit Kurti.

Por, më vonë u kuptua se kërcënimi ishte bërë nga një llogari në Facebook që “ka premtuar 35 mijë euro për vrasjen e Kurtit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore