Kosova

Irlanda zgjat mandatin e forcave të saj në Kosovë


Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Micheál Martin, do të kërkojë nga qeveria zgjatjen e mandatit të Forcave të Mbrojtjes të Irlandës në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht, rreth 13 pjesëtarë të ushtrisë irlandeze janë të dislokuar në Ballkanin Perëndimor, ku Irlanda ka marrë pjesë në misionin paqeruajtës të KFOR-it që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në përgjigje të trazirave të vitit të kaluar dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me shumicë serbe, aleatët e NATO-s shtuan numrin e ushtarëve në vend, posaçërisht për shkak të ngritjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas shpërthimit të dhunës në maj/shtator të vitit të kaluar, aleatët e NATO-s dislokuan rreth 1 mijë forca rezervë për misionin e KFOR-it – prezenca më e madhe në dhjetë vitet e fundit. Gjithashtu, misioni i KFOR-it trefishoi numrin e patrullave, duke përfshirë edhe kontrollet përgjatë vijës kufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore