Irani ka paraqitur një kërkesë për t’u bërë anëtare e grupit të ekonomive në zhvillim të njohur si BRICS.
Anëtarësimi në këtë grup, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, “do të rezultonte në vlera të shtuara për të dyja palët”.
Kjo sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, veçmas tha se Argjentina gjithashtu kishte aplikuar për t’u bashkuar me grupin.
Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez, aktualisht në Evropë, ka përsëritur ditët e fundit dëshirën e tij që Argjentina t’i bashkohet BRICS.
“Ndërsa Shtëpia e Bardhë po mendonte se çfarë tjetër të fiket në botë, të ndalojë apo të prishë, Argjentina dhe Irani aplikuan për t’u bashkuar me BRICS”, shkroi Zakharova në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Rusia ka kohë që po shtyn për të krijuar lidhje më të ngushta me Azinë, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme, por ajo ka intensifikuar përpjekjet e saj kohët e fundit për të përballuar sanksionet e vendosura nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për pushtimin e saj në Ukrainë.
Të hënën, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore premtuan mbështetje të palëkundur për Ukrainën, pasi 28 civilë u vranë në disa sulme ruse, duke përfshirë një sulm me raketa në një qendër tregtare të mbushur me njerëz.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur Ukrainën dhe për ta mbrojtur atë nga fashistët.
Kievi dhe aleatët e tij në Perëndim thonë se lufta është një akt i paprovokuar agresioni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Spektakël në Baku – Piastri i rrëmben fitoren Leclercut, Perez “kamikaz” humbet podiumin
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin