Pajisje

iPhone i palosshëm mund të shfaqet në treg në vitin 2025


iPhone i parë i palosshëm nga Apple mund të shfaqet në treg në vitin 2025, dhe atë pas prezantimit të iPad-it të palosshëm që pritet të prezantohet në vitin 2024.

Tableti i palosshëm aktualisht ka më shumë kuptim në raport me një telefon të mençur nga Apple, e për këtë ekzistojnë disa arsye, transmeton Telegrafi.

Para se gjithash, iPhone i palosshëm sigurisht se do të ishte shumë i shtrenjtë dhe do të “kanibalizonte” modelet e tjera, e kompania hulumtuese CCS Insight vlerëson se çmimi do të mund të ishte më së paku 2.500 dollarë.

Përveç kësaj, ekzistojnë gjasa që pajisja e parë palosëse nga Apple do të ketë probleme teknike, kështu kompania nuk dëshiron të rrezikojë me produktin më të rëndësishëm e ai është iPhone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore