Kosova

Ipeshkvi i Kosovës: Bajram e Pashkë i festojmë bashkë


Kryepeshkopi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit e ka vizituar, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.

Gjergji, ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

“Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”.

Në Kosovë, manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.

Namazi i Bajramit u fal në ora 06:09, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër-Bajramit e mbajti Myftiu Naim Tërnava, i cili ju drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e Fitër-Bajramit, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore