Sport

Inzaghi i sjell Interit mbi 400 milionë euro të ardhura


Simone Inzaghi

Simone Inzaghi e ka çuar Inter-in në një nivel të ri dhe puna e tij ka ndihmuar të sjellë mbi 400 milionë euro të ardhura gjatë tre viteve të fundit.

Trajneri 47-vjeçar italian i ka transformuar zikaltërit në një nga skuadrat më të forta në Evropë që nga ardhja e tij në vitin 2021, duke i çuar në finalen e Champions League sezonin e kaluar dhe duke i vendosur në rrugën e duhur për të fituar Scudetto-n e 20-të historike këtë sezon.

Inzaghi ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Inter-in, por klubi po planifikon të ulet me trajnerin e tyre në muajt e ardhshëm për të vendosur një marrëveshje të re, të etur për ta mbyllur përpara sezonit të ri.

Gazeta italiane “Tuttosport”, raporton se si puna e Inzaghi-t në skuadrën e Inter-it gjatë tre viteve të fundit i ka sjellë klubit të paktën 460 milionë euro, falë rezultateve të tyre të forta në garat vendase dhe në Champions League.

Në fund të këtij sezoni, zikaltërit do të mbledhin 185 milionë euro të ardhura, me ndarjen si më poshtë: kualifikimin në Champions League (50 milionë euro), sezonin e tyre 2023-24 në Champions League (rreth 85 milionë euro) dhe kualifikimin e Kupës së Botës për Klube ( 50 milionë euro).

Këtyre shifrave i shtohen edhe fitimet si rezultat i fitores së tyre në Serie A, Superkupën e Italisë dhe të gjitha marrëveshjet të ndryshme të sponsorizimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore