Intervistë me ambasadoren palestineze në Tiranë, Hana A.S. Shawa: Çfarë presim nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shqipëria – A ka dalje nga ky cikël

Çfarë prisni ju të bëjnë njerëzit në këtë pikë? A mendoni se mund ta pranojnë që të vriten më shumë, ose mendoni se do të pranojnë të jetojnë?
Por jo, ata nuk po jetojnë.
Kështu shprehet në një intervistë me Albanian Post ambasadorja e Palestinës në Tiranë, Hana A.S. Shawa, vendi i të cilës çdo ditë paralajmërohet se është në prag të një humnere humanitare.
Që prej sulmit të Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë një fushatë për eliminimin e grupit të cilin ai e quan terrorist dhe kjo ka sjellë humbjen e mbi 6 mijë e 500 jetëve – sipas të dhënave të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.
Luftimet kanë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 njerëz në Izrael – kryesisht civilë të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit, sipas qeverisë izraelite. Hamasi gjithashtu mban rreth 222 pengje në Gaza.
Ambasadorja mendon se tashmë jemi në një pikë të pakthyeshme dhe rregullat e lojës kanë ndryshuar.
Për të, është e qartë se komuniteti ndërkombëtar “nuk ekziston”, pasi sipas diplomates, ata kanë lejuar që të shkelen “rezoluta dhe jetët e njerëzve njëkohësisht”.
A ka zgjidhje konflikti? Gaboi Hamasi? A po funksionon diplomaci? Po roli i Shqipërisë?
Për këto dhe detaje të tjera nga një luftë që i ka rrënjët e thella mund të lexoni intervistën e plotë e ambasadores Hana A.S Shawa për Albanian Post.

Do doja ta kthenim pas kohën – të shtunën në mëngjes – kur dëgjuat për herë të parë se çfarë ka bërë Hamasi, çfarë ju kaloi në kokë?
Nuk mund t’ju besoja syve. Mu deshën plot dy ditë për këtë.
Ishte diçka që mund të them që nuk ishte e papritur.
Ishte e pritur. Kjo për shkak se tirania e okupimit dhe bllokadave në Gaza kishte arritur në një nivel, ku askush nuk mund ta përballonte.
Presidenti, Mahmud Abass, kishte paralajmëruar shumë herë, edhe në dy vitet e fundit në platformat e OKB-së.
Aty ai përcolli paralajmërimin se po shkohet në një pikë, ku do të ishte e pakthyeshme dhe e pakontrollueshme. Fatkeqësisht askush nuk e dëgjoi.
Çfarë provoni, ndjeni tani kur shihni atë që po ndodh në Gaza?
Kjo nuk është një situatë e re, edhe pse rëndesa është shumë herë më e madhe.
Nuk është një informacion i ri, që ne kemi një okupator fashist, që ka si synim vetëm të boshatisë tokën e Palestinës për hir të shtetit të tyre sionist.
Ata vijuan ta bënin, por tani më shumë – duke shkaktuar terror, vrasje në mënyrën më barbare.
Fëmijë dhe gra, asnjë target ushtarak siç ata po pretendojnë.
Ata po e rrafshojnë Rripin e Gazës dhe nuk kanë asnjë problem. Bota po i mbështet ato plotësisht tani.
Bota po u jep atyre të gjithë armët për të vrarë civilët e paarmatosur, që po jetojnë në mënyrë paqësore e shtëpitë e tyre po bombardohen mbi kokën e tyre.
Kemi ndalim të ujit, energjisë dhe karburantit në një Gazë që ishte nën bllokim, vend me densitetin më të madh në botë.
Mund ta përmbledh duke thënë se Bota Perëndimore po mbështet kriminelët me armë.
Më parë Karta e OKB-së ishte tërësisht kundër asistimit të një palë okupuese ose edhe të bashkëpunojë me të.
Tani ata po u japin armët atyre (palës okupuese), ne jemi në një nivel të ri dhe rregullat e lojës kanë ndryshuar plotësisht.
OKB-ja po flet për një katastrofë humanitare dhe shumë po bëjnë thirrje për një armëpushim por kjo duket e pamundur. Çfarë mendimi keni ju për këtë?
Situata në Palestinë ka arritur në një pikë të pakthyeshme.
Ne kemi dashur të ndanim tokën e Palestinës, të kishim pavarësinë e shtetit tonë, me kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Pra do të thotë se ne e kemi pranuar ndarjen e tokës se Palestinës. Ndërkohë tani, ata në mënyrë hipokrite na thonë ne se ky është qëndrimi ynë.
Vendbanimet kolone janë ilegale, kjo është e shkruar në letër – problemi me refugjatët do të arrijnë një zgjidhje kjo në letër.
Kjo do të thotë se Bashkimi Evropian po kërkon ta kalojë si një qëndrim tonin situatën me okupimet.
Askush nuk ishte i gatshëm që të vendosë ndopak presion mbi shtetin okupues, derisa situata arriti në këtë pikë. Tani jemi në këtë pikë. Ose tani në këto çaste ju boshatisni vendbanimet, ktheni refugjatët mbrapsht dhe njihni shtetin e Palestinës me kufijtë e 1967 me Jerusalemin lindor si kryeqytet.
Nëse e deklaroni tani, me implementim të plotë, mund t’ju them: Në rregull, tani mund të bëhet armëpushim. Armëpushimin në kushte të ndryshme askush nuk do ta pranojë.
Jetët e mijërave njerëzve janë pa vlerë, si mendoni ju?
Jerusalemi po zien që prej dekadash, ditë pas dite ka martirë – Bregu Perëndimor po zien prej dekadash.
Duket sikur jemi miza ndoshta, fantazma, s’e di çfarë? Njësoj sikur mos të kishim asnjë vlerë, sikur nuk ekzistojmë. Ne ekzistojmë, dhe po ekzistojmë me forcë në tokë, po mbrojmë veten tonë.
Ata qëndrojnë mbi ne, janë ata okupuesit tanë. Okupuesit po praktikojnë çdo brutalitet: nga shkatërrimi i shtëpive, kolonët po vijnë për të djegur fshatrat tonë çdo ditë. Studentët po qëllohen në pika kufitare. Kjo është çka ndodh në Bregun Perëndimor.
Kurse Gaza është në bllokadë totale.
Çfarë prisni ju të bëjnë njerëzit në këtë pikë? A mendoni se mund ta pranojnë që të vriten më shumë, ose mendoni se do të pranojnë të jetojnë?
Por jo, ata nuk po jetojnë. Ata kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Unë kam njerëz në Gaza tani. Ata provuan dy ditët e para kur ushtria lëshoi urdhrin për evakuim, disa provuan të lëviznin, por u bombarduan. Kamionët u bombarduan, gjurmët ishin të dukshme në terren.
Ka fëmijë, trupat e fëmijëve. Trupat tani, ata nuk njihen, sepse tashmë janë pjesë trupi.
Si mund të dilet nga ky cikël – cila është zgjidhja afatgjatë?
A mendoni se kishte ndonjë arsye të shëndoshë se kush e filloi këtë?
Papajtueshmëria, arroganca e okupuesit i bën ata të verbër – egoja, kriminaliteti – por të arrish të fusësh në të njëjtën anije kriminalitetin me të gjithë botën, ta devijosh këtë situatë për të pretenduar se kjo është një situatë si ajo e ISIS-it, atëherë kjo është neonaziste, kjo është me të vërtetë e gabuar dhe kjo po e vë gjithë botën në një krizë.
Sepse kjo nuk ka të bëjë me neonazizmin. Nëse ka ndonjë sjellje neonaziste është ajo e okupuesve. Ne jemi në tokën tonë, të sulmuar vazhdimisht. Kështu ku është neonazizmi këtu?
Ne nuk pretendojmë supremaci, ose idera mi racën , mbi superioritetin; ne kemi qenë në këtë tokë për shumë vite. Dhe ne do të qëndrojmë aty. Ata nuk e duan këtë!
Ata erdhën, morën tokën tonë bazuar në një mitologji të sajuar në besimin e tyre të quajtur, sionizëm. Ata gënjyen, bota ju besoi gënjeshtrave, dhe tani ata duan të pretendojnë këtë tokë vetëm për hebrenjtë. Dhe më besoni, jo të gjithë hebrenjtë, sepse gjysma e tyre janë kundër këtij entiteti, kundër krijimit të tij.
Izraelitët po ftojnë banorët e Gazës që të largohen për t’u evakuuar. Cili është qëndrimi juaj për këtë urdhër?
Ky ishte projekti para 1948. Ata donin të vendosnin këtë entitet. Ata thanë se kjo tokë është bosh – kur erdhën dhe na gjetën, ata fshinë më shumë se 500 fshatra që në fillim.
Kur Palestina ishte nën Mandatin Britanik, Deklarata Balfour dha Palestinën si dhuratë për hebrenjtë, në 1917.
Ne ishim nën Mandatin Britanik gjatë këtyre viteve dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ky projekt nisi implementimin.
Mandati Britanik donte të tërhiqej, ata u dakordësuan me grupet sioniste që kishin migruar në tokën e Palestinës për t’u vendosur aty. Ata pranuan, britanikët u tërhoqën, dhe terroristët, grupet hebreje erdhën.
Kjo është saktësisht se çfarë ndodhi. Grupe terroriste hebreje Stern, Hagana, Irgun, të cilët formuan lidershipin e këtij entiteti më vonë Isaac Rabin, Menchaim Begin, Ytzhiak Shamir, të gjithë ata ishin terroristë që erdhën për të terrorizuar njerëzit, njësoj sikur po e shohim në Gaza, e njëjta gjë. Ata i vranë, zhdukën 500 fshatra, rrafshuar, i fshinë.
Kështu nisi problemi ynë me refugjatët. Ne kemi 12 milionë njerëz përreth nëpër botë. Nuk janë vetëm në shtete arabe. Në të gjitha vendet arabe ne kemi kampe refugjatëesh, brenda Rripit të Gazës, popullsia e Gazës, është 70% me emigrantët që janë refugjatë. Ka pasur zhvendosje dy ose tre herë.
Tani, sionistët supremacistë, ata mendojnë se mund t’i lëvizin edhe më tutje, brenda Sinai-t. A mendoni se kjo është e mundur. Askush nuk dëshiron të lëvizë. Ata dua të lëvizin njerëzit nga Bregu Perëndimor drejt Jordanisë. Ky ishte projekti që nga dita e parë.
Nëse qëndrojnë në Gaza do të bombardohen.
Po, janë në tokën e tyre, pse jo, pse jo? Unë do të doja të isha në Gaza.
Do të qëndroje atje?
Padyshim, unë kam familjen time atje.
Hamasi dhe Izraeli kanë ndjekur në këto vite dobësimin e Autoritetit Palestinez duke pushtuar territoret e reja në Jordani. A mendoni se nëse autoriteti i Abu Mazen ringjallet, mund të ndihmojë në rifillimin e procesit të paqes?
Si fillim nuk mund të thuash Hamas dhe Izrael.
Izraeli është fuqia okupuese, Hamas është një fraksion politik në Palestinë.
Nuk është një anëtar i OÇP-së. Ata po bëjnë përpjekjet e tyre, për të liruar Palestinën. Kështu ata janë nga populli i Palestinës, por nuk janë anëtarë në OÇP.
Ne po fillonim bisedimet që ata të bëheshin anëtarë brenda OÇP-së, Hamasi dhe Xhihadi gjithashtu. Por deri tani nuk janë, por ne po punojmë për këtë unitetet. Dhe e gjithë bota po na kritikonte ne përpara që nuk kishim unitet.
Duhet ta kuptosh hipokrizinë e botës.
Ne u kritikuam, u fshikulluam, Autoriteti Palestinez, presidentit Mahmud Abaz iu tha: Oh ju nuk keni unitet, duhet të bëni një qeveri uniteti, duhet të bashkoheni. Hamasi u fut në zgjedhje në vitin 2006, ata fituan shumicën.
Amerikanët na shtynë ta bënim këtë, edhe pse të gjitha sondazhet po thonin se ndoshta Hamasi do të fitojë. Amerikanët nga shtynë: Jo, ju duhet ta bëni këtë. Kur rezultatet dolën, amerikanët thanë: Jo ne nuk i duam këto rezultate!
Ata nisën ta luftonin këtë, dhe izraelitët i dërguan që të gjithë anëtarët e Hamasit në parlamentin tonë në burg – kjo në muajin e dytë pas zgjedhjeve. Në burg.
Hipokrizia – gazetarët duhet të jenë në dijeni se si fuqia okupuese inkurajoi gjithmonë shkatërrim të lëvizjeve nacionaliste. Mos u gaboni. Fuqia pushtuese vrau të gjithë liderët e al Fatah, i vranë ata me krenari. Në çdo shtet që kishte liderë të Fatah, ambasadorë, po vrisnin këdo dhe ambasadorë, këdo që guxonte të fliste. Ata vranë këdo.
Ky entitet dëshiron thjesht më shumë kohë që të përfundojë kontrollin e Palestinës, të lëvizin në kohë, të kontrollojnë të gjithë rajonin.
Ju e dëgjuat presidentin amerikan të thoshte: se nëse nuk do të kishte një Izrael ne do ta krijonim një.
Po dobësimi i Abu Mazenit?
Sa i takon pyetjes së fundit, dobësimi i Abu Mazenit ishte – e bënë kastile kur ai ishte totalisht i angazhuar në 30 vite negociatash, për një proces paqeje nën ligjin ndërkombëtarë dhe rezolutat.
Askush nuk donte ta implementonte rezolutën e thjeshtë të OKB-së.
Kështu nëse bota donte të shkonte me rregullat me bazë shoqërinë, ata do të kishin lejuar kredibilitetin e Autoritet të Palestinës të mbahej në këmbë. Por në vend të kësaj ata e bënë si një tapet, e shkelën.
Marrëveshjet e Oslos, ne ishim të vetmit që i kthyem në detyrim. Ata donin të mbanin vetëm pjesën e sigurisë.
Por vendosja e një shteti të Palestinës që supozohet të arrihej në 1999 – duhet të ishte krijuar një shtet palestinez brenda 1999, asgjë nuk ndodhi, avulloi. Kolonët, u trefishuan u katërfishuan ndër vite.
Nuk pati kurrë transferim të fuqisë në zonat A,B,C. Në vend të kësaj zona A, po shkonte drejt tkurrjes që të shkonte nën kontrollin izraelit. Ishte si një lojë që po ndërhynte në jetën e njerëzve, nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve. Kjo kur ju vetëm kërkoni drejtësi, një pjesë e vogël e drejtësisë, jo një pjesë e madhe, jo të plotë.
A mendoni se do ta pranojnë tani, kur nga 22% ka kaluar në 80% tani për shkak të kolonëve, mendoni se do ta pranojnë zgjidhjen e dy shteteve? Po flas për njerëzit, jo për politikanët.
Jeni optimiste për një zgjidhje nga bota arabe?
Ju më pyetët për vendet arabe. Bota Perëndimore tregoi fytyrën e saj, është plot me fjalë bla bla bla. Nëse BE donte të vendoste pak presion nën okupuesin, a mund ta bënte? Si mendon?
Le të themi, se boll të priste lidhjet ekonomike – po flas për dekada që flasin e nuk kanë bërë gjë.
BE dhe SHBA, nuk mendoni se po te kishin dashur, mund të kishin bërë pak presion, duke vendosur sanksione ekonomike : Nëse nuk bindeni ne do ju vendosim këto.
Nëse do e bënin këtë, ndoshta krijimi i shtetit palestinez do të ishte i mundur.
Si mendoni të lëvizni nga ana diplomatike, në këtë rast që nuk shihni mbështetje reale nga bota?
Në punojmë duke iu rikujtuar njerëzve që ky okupim nisi 1948. Unë mendoj se jemi me të lehtësuar që fytyra e vërtet u tregua, synimi i vërtetë u tregua. Dhe kjo është diskriminim total ndaj njerëzve të Palestinës që kanë jetuar aty prej vitesh në këtë copë tokë.
Ne i vlerësojmë përpjekjet serioze, por kushdo që po radhitet në anën e gabuar të historisë, historia do të flasë për ta. Ata po provokojnë 2 miliardë myslimanët dhe nuk e di sa miliardë të krishterët në të gjithë botën, njerëz që besojnë.
A nuk mendoni se kur Gjermania, Franca, SHBA, po flasin me fuqinë që është kundër qytetarëve të Gazës. Mendoni që është proporcionale apo mençur apo e arsyeshme kjo?
Çfarë roli pret Palestina që të luajë bashkësia ndërkombëtare?
A ka një komunitet ndërkombëtar është pyetja ime? Është aty? Ka rezoluta që janë gati për t’u implementuar, a është ndokush gati t’i implementojë? Implementojini tani!
Ne jemi përpjekur me te dyja duart t’i bindim qytetarët për këtë rrugë, edhe pse kjo na ka shkaktuar diskretitim me njerëzit tanë, por ata nuk kanë implementuar asgjë. Më shumë se 1 mijë rezoluta për Palestinën.
A implementuan ato ndonjë gjë?
SHBA kur vjen fjala për vendime serioze në Këshillin e Sigurimit, vendos veto-n. Është një lojë me qëllime politike.
Por bota tani po e kthen këtë problem në një problem religjioni. Kur keni kreun e një shteti të departamenti që thotë se unë erdha këtu si hebre. Çfarë tregon kjo për njerëzit? Çfarë i mbetet njerëzve? Çfarë ju mbetet atyre kur kreu i departamentit të një shteti që është fuqia, nuk dua të them e vetme, edhe pse është e tillë ne bote. A je neutral, imparcial, po kërkon besueshmëri dhe vjen e thua kështu?
Jo, SHBA-të nuk ka kredibilitet. Nëpër dekada kanë vrarë, miliona njerëz, janë të mbuluar me gjak. Janë kriminelë lufte. Çdokush që pranon pushtimin e një vendi pas çdo lloj slogani apo justifikimi është kriminel lufte. Prandaj, ata nuk guxojnë t’i bashkohen ICC-së, se e dinë se çfarë vjen nga pas.
Për të ngritur një paralel me situatën në Ukrainë, ata e quajtën Putin-in kriminel lufte pas tri ditësh në ICC. 2 milionë Irakianë të pafajshëm janë vrarë, 2 milionë vuajtën bazuar në një gënjeshtër. Dhe bazuar në shumë fjalë ….vlerat amerikane, demokracia…
Edhe pas vizitës së presidentit amerikan, ai tha se jemi këtu të mbrojmë “demokracinë hebreje”. A janë këto dy terma në harmoni? Si mund të jetë demokracia e lidhur me këtë term, si mund të jetë demokraci që respekton minoritete dhe të thuash që demokracia është hebreje, kur ndërkaq je duke pushtuar tokën e tjetërkujt. Është e mundur kjo?
Biden e paralajmëroi Natanyahun që mos përsërisë gabimet e Amerikës, pas sulmeve të 11 shtatorit.
Ky nuk është 11 shtatori. Futja e një krahasimi është e djallëzore dhe devijuese. S’ka asgjë që lidhet me 11 shtatorin.
Pas sulmit në spital, a mendoni se këndvështrimi i botës mund të ketë ndryshuar?
Kushdo që ka dashur të kuptojë ka kuptuar, njerëzit që nuk duan, s’do ta bëjnë asnjëherë.
Sepse interesat e tyre janë të lidhura me këtë entitet. Ky entitet herë a vonë do bjerë, më besoni shumë shpejt. Kur je një hipokrit, vetëm sepse interesat do të preken, ti do të kesh një fund jo të mirë.
Çfarë do të dëshironit të bënte qeveria shqiptare?
Pres që Qeveria shqiptare, të informohet nga burimet e duhura dhe ta marrin përgjegjësinë si aktor shtet, nëse mendojnë se sistemi ndërkombëtar qëndron akoma.
Të jetë neutral dhe jo parcial për të qenë të besueshëm. Kjo varet nga ajo.
Ama kemi pasur shumë shumë mbështetje nga qytetarët, por janë të kufizuar nga autoritet. Kjo më trishton.
Pretendimi për demokraci dhe lirisë së shprehuri mbaron kur vjen fjala për Palestinën.
Ne e dimë se ky standard i dyfishtë, ka qenë i qartë si kristali hipokrizia e botës në këtë. Të gjithë e dinë si qëndrojnë gjërat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion
-
Miratohet Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare
-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës