Përballje

Interi me Atalantën zbresin në fushë për derbin e Serie A


Duelet e së shtunës në Serie A janë shumë interesante dhe të rëndësishme për skuadrat të cilat do luajnë.

Ndeshja e parë e së shtunës do jetë mes Spezia-s dhe Milan-it, e cila fillon në 15:00.

Milan nuk kanë humbur ende asnjë ndeshje në Serie A dhe ata do luftojnë përsëri për pikët maksimale, pasi janë të “etur” për të kaluar në pozitën e parë.

Spezia në anën tjetër radhitet në pozitën e 17-të me vetëm katër pikë.

Humbja e vetme e Milan-it këtë sezon vie nga një ndeshje dramatike përballë Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të ndeshjes Milan – Spezia, fillon derbi mes Inter-it dhe Atalanta-s në ora 18:00.

Kjo ndeshje pritet të jetë e “zjarrtë” pasi të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.

Atalanta dhe Inter-i po kalojnë një sezon , ku këta të fundit ende nuk kanë humbur në Serie A, ndërsa Atalanta kanë humbur vetëm një ndeshje përballë Fiorentinës.

Momentalisht, Inter-i radhiten të dytët me 13 pikë, ndërsa Atalanta janë në vendin e pestë, me tre pikë më pak se nerazzuri-t.

Dueli i fundit i së shtunës në Serie A do jetë mes Genoa-s dhe Veronës, e cila fillon në 20:45.

Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, pasi kanë fituar dhe barazuar nga një ndeshje.

Dueli do jetë interesant pasi do luftojnë që njëra ekip të largohet më larg nga zona e rrezikut.

Momentalisht, Napoli radhiten të parët në Serie A me 15 pikë të plota.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore