Përballje

Inter triumfon në finalen e Superkupës së Italisë, mposht Milan-in


Finalja e Superkupës së Italisë mes Milan-it dhe Inter-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Inter-i të cilët më shumë mundësi shënimi se rossonerët.

Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, ku shënoi Federico Dimarco pas asistimit të Nico Barella-s.

Pas vetëm 11 minutave, Inter-i dyfishuan epërsinë, por këtë herë ishte Edin Dzeko ai i cili shënoi, pas asistimit të Bastoni-t.

Në minutën e 77-të, Lautaro Martinez i dha fund shpresave të Inter-it, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Përfundimisht, Inter-i janë fituesit e këtij edicioni të Superkupës së Italisë, të cilët, përveç trofeut, fituan edhe në derbin e qytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore