Përballje

Inter madhështor, fiton përballë Romës dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë


Inter ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zikaltrit zhvilluan një ndeshje pothuajse perfekte përballë Romës së Mourinho-s, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Kjo ishte hera e parë që Mourinho kthehej në “Guizeppe Meazza” si kundërshtar i Inter-it, për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2010.

Mirëpo, edhe pse u prit mirë nga tifozët, ai nuk u prit mirë nga zikaltrit në fushë.

Pa kaluar ende një minutë lojë, Edin Dzeko gjeti golin kundër ish-skuadrës së tij duke e bërë ndeshjen të duket sikur filloi me rezultatin 1-0.

Që nga ai moment, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi kontrolloi lojën, por duke mos krijuar shumë mundësi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, me Inter-in që dukeshin si një skuadër shumë më e mirë se Roma në këtë takim.

Këtë të fundit, zikaltërit e konfirmuan në pjesën e dytë.

Dhe në fakt, goli erdhi në minutën e 68-të, kur nga rreth 30 metra, Alexis Sanchez lëshoi një predhë për t’i lënë të shtangur të gjithë, pos tifozëve që u ngritën në festë.

Deri në fund, Inter kontrolloi rezultatin dhe lojën, duke arritur një fitore shumë të merituar.

Në gjysmëfinale, zikaltrit do të presin fituesin e duelit Milan – Lazio.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore