Sport

Inter, katër emra post-Handanovic


Samir Handanovic, tashmë në moshën 37-vjeçare, po shkon drejt përfundimit të karrierës në futbollin e luajtur. Slloveni ka që nga viti 2012 që mbron katërkëndëshin e portës zikaltër.

Portieri është në vitin e fundit të kontratës në “Giuseppe Meazza”. Mundësitë janë që ai të largohet, duke parë dhe moshën.

“Calciomercato” raporton se skuadra e Inter-it është hedhur në sulm për të piketuar zëvendësuesin e mundshëm dhe të denjtë të sllovenit.

Katër emra ka studiuar Inter-in post-Handanovic.

Lista kryesohet nga Andre Onana, portieri i Ajax-it, pritet të largohet në fund të sezonit nga holandezët.

Alex Meret i Napoli-t dhe Kombëtares së Italisë është gjithashtu pjesë e listës zikaltër. Portieri nuk është titullar i padiskutueshëm dhe mundësitë e largimit janë të mëdha.

Dy emrat e tjerë, që studiohen nga Inter-i, janë: Alessio Cragno i Cagliari-t dhe Bartlomiej Dragowski i Fiorentina-s.

Handanovic-i është titullar tek Inter-i edhe këtë sezon të ri. Në total, nga viti 2012, ai është paraqitur 395 herë me fanellën zikaltër. Portën të paprekur e ka mbajtur në 141 ndeshje. Golat e pësuar janë 417.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore