Sport

Inter-i prezanton fanellën e tretë, i dedikohet barazisë


Klubi i Inter-it në bashkëpunim me sponsorin e fanellave “Nike” ka zbuluar fanellën e tretë. Fanella i dedikohet barazisë gjinore nën moton “Vëllezërit dhe Motrat e Botës”.

Kompleti i zi përmban një motiv me katër ngjyra në pjesën e përparme, që përfaqësojnë pranimin e diversitetit dhe eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit.

Materiali me të cilin janë krijuar uniformat e treta të Inter-it është i përbërë nga 95% shishte plastike të ricikluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore