Inter-i ka arritur të fitoi me rezultatin 4-0 përballë Cagliari-t në “Giuseppe Meazza” për javën e 17 në Serie A. Të besuarit e Simone Inzaghi-t kontrolluan gjithçka në këtë takim.
Një herë në pjesën e parë dhe tre herë në pjesën e dytë realizuan zikaltrit. Lautaro Martinez-i, Hakan Calhanoglu, Alexis Sanchez-i dhe Nicolo Barella ishin lojtarët më të spikatur të ndeshjes.
Martinez-i ishte protagonist absolut në pjesën e parë të takimit. Ai shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 29, pas asistit të Calhanoglu-s. Katër minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. Dhe në sekondat e fundit të pjesës së parë, humbi një 11 metërsh.
Në pjesën e dytë, serin e golave e hapi Sanchez-i në minutën e 50. Sulmuesi nga Kili shfrytëzoi maksimalisht topin e dhënë nga Barella.
Në minutën e 66, Sanchez-i bëhet njeriu asist, pasi jep topin vendimtar te Calhanoglu dhe me turkun që e dërgon në rrjetë.
Dy minuta pas golit të Calhanoglu-s do të vinte goli i dyte nga Martinez-i. Këtë herë numri “10” nuk gabon dhe i çon shifrat në 4-0. Barella ishte përsëri vendimtar, pasi ishte ai që i dhuroi topin argjentinasit.
Me fitoren e arritur, Inter-i ngjitet për herë të parë në krye të Serie A për këtë sezon. Zikaltrit kanë 40 pikë pas 17 javëve të luajtura. Vendi i dytë mbahet nga Milan-i me 39 pikë. Atalanta renditet e treta me 37 pikë dhe Napoli i katërti me 36 pikë.
Seria A do të mbyllë javën e 17 me ndeshjen e fundit. Ndeshje që do të luhet të hënën. Roma do të përballet me Genoa-n.