Sport

Inter-i në garë me Tottenham-in për shërbimet e 19-vjeçarit të Atalanta-s


Giorgio Scalvini është një mesfushor 19-vjeçar që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Ai është pjesë e Atalanta-s, për të cilin klubi italian kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Së fundmi në garë për Scalvini-n janë vënë Inter dhe Tottenham Hotspur.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Inter-i janë në avantazh për t’i siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, pasi që së fundmi kanë pasur një takim me agjentët e talentit italian.

Zikaltrit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me Atalanta-n për ta transferuar futbollistin italian, i cili përveç mesfushës defensive, luan edhe në qendër të mbrojtjes.

Kjo pasi që ambienti i Inter-it është në alarm me kontratat e Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar që skadojnë në qershor 2023.

Megjithatë, çmimi i kërkuar nga Atalanta mbetet i lartë për Inter-in, të cilët janë duke shqyrtuar për të futur në marrëveshje edhe të riun e tyre Giovanni Fabbian, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Fabbian, 19-vjeçar, aktualisht është i huazuar te skuadra e Serie B, Reggina dhe ai ka bërë përshtypje nën drejtimin e trajnerit Filippo Inzaghi, duke shënuar pesë gola në 18 ndeshje.

Ndërkaq, te Inter-i janë të vetëdijshëm që për Scalvini-n është i interesuar edhe Tottenham-i i Antonio Conte-s, andaj duhet të veprojnë sa më shpejtë për talentin italian.

Scalvini ka bërë debutimin e tij profesional për Atalanta-n në vitin 2021. Ai deri më tani ka bërë 11 paraqitje në këtë sezon në Serie A, duke e shënuar edhe një gol.

Kujtojmë që 19-vjeçari numëron edhe tre ndeshje zyrtare me kombëtaren e Italisë, derisa ka qenë pjesë e skuadrave zinxhirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore