Sport

Inter-i dhe Milan-i prezantojnë ‘Katedralen’ për të zëvendësuar ‘San Siro’-n (FOTO)


Dy gjigandët italian nga Milano, Inter-i dhe Milan-i kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri që do të zëvendësojë mitikun “San Siro” ose siç njihet ndryshe “Giuseppe Meazza”.

Stadiumi i ri quhet “Katedrale” dhe besohet se do të jetë gati në vitin 2027. Kapaciteti i stadiumit do të jetë 65 mijë vende, rreth 15 mijë më pak se aktuali.

Emri i stadiumit, “Katedrale”, e ka marr këtë term pasi është frymëzuar nga Katedralja e famshme e Milanos, që ndodhet në sheshin “Duomo”.

“Populous” është firma fituese e projektit. Firmë e cila më herët ka ndërtuar dy super stadiumet e Londrës, “Emirates”-in e Arsenal-it dhe “Tottenham Hotspur”-in e Tottenham-it.

Stadiumi do të ndërtohet në mes të një hapësire prej 110 mijë metrash katrorë të gjelbëruar. Projekti përfundimtar do të prezantohet në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore