Përballje

Inter-i dështon të dal në pozitën e parë, barazon me Genoa-n


Ndeshja mes Genoa-s dhe Inter-it ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Inter, por nuk arritën të shënojnë pavarësisht mundësive të shumta.

Nerazzuri-t mbajtën posedimin e topit 72% dhe kishin 19 tentime për të shënuar, por asnjëra nga to nuk përfundoi në rrjetën e portës së Genoa-s.

Inter-i kishin mundësinë të kalonin në pozitën e parë, pasi Milan-i kishin barazuar po ashtu përballë Udinese-s, por ata nerazzuri-t nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

Momentalisht, Inter-i radhiten në pozitën e dytë me 55 pikë, dy më pak se pozita e parë dhe gjithashtu një ndeshje më pak.

Ndërsa Genoa radhiten në pozitën e parafundit, në vendin e 19-të me 17 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore