Sport

Inter gjen portierin, Andre Onana nga sezoni i ardhshmë vishet me ngjyrat zikaltër


Andre Onana do të jetë portieri i ardhshëm i Inter-it.

Këtë e ka bërë të ditur gazetar italian Fabrizio Romano.

Onana do t’i bashkohet Inter-it verën e ardhshme, si transferim i lirë nga Ajax-i, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

Kamerunasi u kthye tani në aksion me kombëtaren, pas një viti mungesë nga futbolli.

Andre Onana ishte i pezulluar për një vit nga të gjitha garat, pasi kishte përdorur një ilaç që përmirson performancën në fushë.

Pra, Onana ishte i dënuar për doping, në diçka që ai dhe agjenti i tij thonë që nuk është përdorur me vetëdije.

Gjithsesi, Onana respektoi vendimin e UEFA-së, dhe kaloi një kohë jashtë fushave.

Tani, kamerunasi do të jetë portieri i ri i zikaltërve, dhe pasardhësi i Samir Handanovic.

Portieri, kapiteni dhe tani legjenda e Inter-it, Handanovic, është 37 vjeç dhe koha e tij mes shtyllave në “Guizeppe Meazza” po vjen në fund.

Andre Onana është zgjedhur nga drejtuesit si e ardhmja e portës zikaltër, dhe në verën e ardhshëm do të jetë pjesë në stërvitjet e klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore