Lajme

Inteligjenca amerikane nuk përjashton sulme të tjera kundër Trump


Inteligjenca amerikane nuk përjashton mundësinë e sulmeve të tjera kundër ish-presidentit Donald Trump.

Kështu raporton gazeta Politico, duke cituar burime të administratës amerikane.

Sipas inteligjencës, Irani po planifikon në mënyrë aktive vrasjen e Trump, ndoshta në prag të zgjedhjeve të nëntorit, por përpjekjet e reja nuk mund të përjashtohen në javët e ardhshme.

Irani nga ana e tij ka përsëritur dëshirën e tij për ta sjellë Trumpin para drejtësisë për rolin e tij në vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, por hedh poshtë çdo akuzë për përfshirje në sulmin e fundit kundër kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë.

“Republika Islamike, pa asnjë dyshim, do ta sjellë çështjen e vrasjes së gjeneral Soleimani para drejtësisë ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri Kani.

Sipas asaj që u raportua dje nga shtypi amerikan, javët e fundit Shërbimi Sekret kishte forcuar sigurinë rreth Trump, pasi kishte marrë informacione për një plan të dyshuar iranian për një sulm kundër ish-presidentit.

Megjithatë, referuar burimeve, nuk ka asnjë tregues se Thomas Matthew Crooks, sulmuesi që plagosi Trump të shtunën e kaluar para se të rrëzohej nga FBI, ishte i lidhur në ndonjë mënyrë me komplotin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore