Aplikacione

Instagram-i, funksione ndihmëse për prindërit dhe adoleshentët


Platforma e shpërndarjes së fotove dhe videove, Instagram, ka nxjerrë veçori të reja që ndihmojnë adoleshentët dhe prindërit të menaxhojnë kohën e kaluar në të.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se përmes tyre, prindërit do të jenë në gjendje të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe të vendosin kufij kohorë.

Kurse për adoleshentët do të funksionojë ndryshe. Ata do të matin njoftime rikujtuese sa herë të jetë i nevojshëm një pushim.

Lëvizja vjen një ditë përpara se shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, të paraqitet para senatorëve amerikanë që hetojnë sigurinë në internet.

Përpos hetimit, platforma ka qenë nën presion në rritje muajt e fundit për përdorimin e saj nga adoleshentët.

Pritet që Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara ta pyesë Mosseri-n mbi sigurinë e fëmijëve në platformë dhe planet e tij për zgjidhjet e mundshme të problemit.

Të marrësh një pushim

Mosseri, përmes një njoftimi në blog, ka njoftuar nisjen e veçorisë “take-a-break”, për të cilën ka folur që në muajin nëntor.

Sipas tij, veçoria e re e të bërit pushim nis në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

“Nëse dikush ka ndenjur për një kohë të caktuar, do t’i kërkojmë të bëjë një pushim nga Instagram-i dhe t’i sugjerojmë që të vendosi rikujtues për të bërë më shumë pushime në të ardhmen”, ka zbuluar Mosseri.

Funksioni do t’iu tregojë përdoruesve edhe këshilla nga ekspertët për t’i “ndihmuar ata të reflektojnë”.

Ndërsa përdoruesit adoleshentë do të marrin njoftime për të aktivizuar kujtesën e pushimeve.

Do të jetë marsi i vitit 2022, sipas kompanisë, ai që do të lejojë prindërit të shohin se sa kohë shpenzojnë fëmijët në Instagram dhe gjithashtu të vendosin kufij kohorë.

Aktualisht, kufijtë kohorë janë në platformë, por përdoruesit duhet të vendosin vullnetarisht një të tillë në ditë dhe kështu, të marrin njoftimin e arritjes së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore