Kosova

“Informacionet e AKI-së” – MD-ja s’e emëron noter Radomir Labanin, gjyqtar në Kushtetuese


Radomir Llaban

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka refuzuar emërimin noter të Radomir Llabanit, gjyqtarit nga komuniteti serb i Gjykatës Kushtetuese, pas sugjerimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Bazuar në informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Gjatë vitit 2017, Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Para emërimit të tij si gjyqtar, gjatë periudhës 2011 – 2018, ai ka punuar si këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Për një periudhë të shkurtër, gjyqtari Laban po ashtu ka shërbyer si zëvendës i këshilltarit të parë juridik të Gjykatës Kushtetuese.

Në periudhën 2009 – 2011, Laban ka punuar si bashkëpunëtor i jashtëm i avokimit për mbrojtjen e të drejtave të individëve të cenueshëm në shoqëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore