Bota

Indi, ekonomia pëson rritje rekord gjatë valës COVID-19


Ekonomia e Indisë u rimëkëmb me një normë rekord, përgjatë tremujorit prill-qershor 2020, edhe pse një valë e dytë shkatërruese e COVID-19 goditi vendin.

Kufizimet më të lehta të pandemisë lejuan më shumë aktivitet ekonomik, në krahasim me bllokimin e parë mbarëkombëtar të vendit në vitin 2020.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 20.1% për tremujorin e dytë, në krahasim me një vit më parë.

Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ekonomia indiane u tkurr me 24%.

Këshilltari kryesor ekonomik i qeverisë indiane, KV Subramanian, vuri në dukje investimet private dhe shpenzimet e konsumatorit për të ndihmuar në nxitjen e të ashtuquajturit rimëkëmbje “në formë V”.

Rimëkëmbja “në formë V” konsiderohet të jetë një rënie, e cila përfundon shpejt, e ndjekur nga një rikthim i mprehtë.

Prodhimi dhe ndërtimi gjithashtu nxitën rritjen, sipas Ministrisë së Statistikave të Indisë.

Ekonomia indiane u tkurr me 7.3% në vitin e saj të fundit financiar. Ka qenë ndër ekonomitë kryesore të botës, që është goditur më shumë nga pandemia.

Kërcimi i PBB-së gjatë tremujorit prill-qershor humbi një parashikim nga Banka Qendrore e vendit për 21.4% rritje për periudhën.

Disa analistë thanë se kjo do ta bënte Bankën Rezervë të Indisë (RBI), me shumë gjasa, për të mbajtur masat stimuluese në vend deri të paktën në fund të këtij viti.

Ndërsa shumë ekonomi të përparuara në të gjithë botën kanë dhënë sasi të mëdha stimulimi për të nxitur shpenzimet, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka dhënë përparësi investimeve në infrastrukturë, privatizimit të bizneseve shtetërore dhe reformave tatimore për të nxitur rritjen.

Ekspertët janë optimistë se India do vazhdojë të ketë rritje të fortë, megjithëse disa sektorë kryesorë ende nuk po shohin një rikthim.

Shpenzimet konsumatore – një nxitës kryesor i rritjes – janë gjithashtu ende më të ulëta se nivelet e para – pandemisë.

“Rreziku i një vale tjetër të infeksioneve coronavirus dhe një program i ngadaltë vaksinimi mund të pengojnë vrullin gjithashtu”, thonë ekspertët.

Edhe pse India është ekonomia e tretë më e madhe e Azisë, ajo mbetet më e vogël se sa ishte para pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore