Lajme

Indeksi i Institutit GAP: Komunat e udhëhequra nga PDK-ja me transparencën më të lartë buxhetore


Ilustrim

Bazuar në indeksin e Institutit për Studime të Avancuara (GAP) për transparencë buxhetore, komuna e Drenasit është renditur si komuna e parë më transparente për vitin 2022 së bashku me komunën e Skënderajit, Prizrenit, Lipjanit, Klinës, Rahovecit, Hanit të Elezit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës së Jugut.

Në indeksin e Institutit GAP për transparencë buxhetore, komuna e Podujevës me 92.5 pikë të fituara është renditur si komuna e 10-të më transparente për vitin 2022, pasuar nga komuna e Suharekës, Gjakovës, Kamenicës, Prishtinës, Istogut, Junikut, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajit.

Komuna e Malishevës në indeksin për transparencë buxhetore 2022, me 70 pikë të fituara bën pjesë në kuartilin e mesëm të ulët që në indeks marrin më shumë se 40 pikë apo më pak se 70.5 pikë, ndjekur nga komuna e Dragashit që është renditur si komuna e 20-të në transparencë për vitin 2022.

Burimi: Instituti GAP

Në kuartilin e mesëm të ulët për transparencë buxhetore, bëjnë pjesë edhe komuna e Shtimes, Deçanit, Graçanicës, Kaçanikut, Obiliqit, Vitisë dhe Fushë Kosovës, ndërsa komuna e Mamushës në indeksin për transparencë buxhetore më 40 pikë të fituara bën pjesë në kuartilin e ulët që në indeks marrin 40 pikë apo më pak.

Bazuar në indeksin e Institutit GAP për transparencë buxhetore, komuna e Ranillugut me 27.5 pikë të fituara është renditur si komuna e 30-të më transparente në Kosovë për vitin 2022, pasuar nga komuna e Novobërdës me 25 pikë të fituara apo në vendin e 31-të.

Komuna e Kllokotit, Shtërpcës dhe Parteshit, bëjnë pjesë gjithashtu në kuartilin e ulët, ndërsa në komunat e tjera Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, nuk është dërguar kërkesa për shkak të ndryshimit të kryetarëve dhe administratës, si dhe situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.

Transparenca buxhetore e komunave në vitin 2022, sipas gjetjeve të Institutit GAP, është në një nivel më të lartë se në vitet e kaluara. Përderisa në vitin 2021 mesatarja e pikëve ishte 53.1 pikë, në indeksin e vitit 2022 kjo mesatare shkon në 62.8 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore