Shqipëria

Incidenti në QSUT: Ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje nga kompania e kontraktuar


Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, mëngjesin e 16 majit sa i përket incidentit të ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës, bëri me dije se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar.

“Shërbimi i mirëmbajtjes kryhet periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti”, theksohej në njoftimin e QSUT-së.

Ngjarja ka ndodhur në një prej ashensorëve në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike..

Sipas policisë rreth orës 23:30, më 15 maj,  në katin e parë, barrelisti K.D., duke transportuar pacienten V.C., janë hasur me një defekt në ashensor, gjë që i ka lënë ata të bllokuar.

QSUT-ja njoftoi se të dy këta shtetas kanë pësuar lëndime, por infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.

“Pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikëqyrjen e ekipit mjekësor”, përmbyllet njoftimi i QSTU-së.

Ndërkohë grupi hetimor i Policisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore