Koalicioni “VLEN” në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar pas incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, duke potencuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kompetencë mbi sigurinë e aeroportit.
Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, megjithatë sipas VLEN-it, detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
Koalicioni VLEN ndër të tjera është shprehur i shqetësuar me qasjen e Bashkimit Demokratik për Integrim – parti e udhëhequr nga Ali Ahmeti – në raport me incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
“Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës. Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së”.
VLEN ka kërkuar që BDI të ndalojë përhapjen e “manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.
Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në aeroportin e Shkupit, presidentes, sigurimi i aeroportit ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, gjë që është refuzuar nga Osmani, e cila më pastaj ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.
Ai ka theksuar se përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, “sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për Asociacionin: Janë 39 marrëveshje, s’mund të zgjidhni si të ishte byfe suedeze – e pranova vetëm si pako
-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi