Kosova

IKSHPK njofton për rastin e parë me variantin afrikan të Coronavirusit


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast me variantin afrikan të Coronavirusit.

Sipas njoftimit të IKSHP-së nga mostrat e testuar në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan  të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y)  (WHO label: Beta).

“Pacienti është i hospitalizuar dhe është  duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës”, thuhet në njoftimin e IKSHPKS-së.

Ndërsa ekipet hulumtuese të IKSHPK -së po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtejme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.

“Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit”.

IKSHPK ka bërë thirrje që të zbatohen të gjitha masat për mbrojtën e COVID-19.

“IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore