Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura, pasi të njëjtit konsiderojnë se pandemia ende nuk ka mbaruar.
Nga IKSHPK-ja është thënë se fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID-19, por që “fatmirësisht nuk kanë regjistruar asnjë rast fatal”.
“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar. Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal”, është thënë nga IKSHPK-ja.
Në komunikatë për media është theksuar se testimi në IKSHPK është duke vazhduar.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen”.
Një rekomandim i njëjtë si i IKSHPK-së është bërë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19”.
Kosova, gjatë javëve të fundit kishte shënuar raste më të larta pozitive me COVID-19, shifrat e të infektuarve shkonin deri në 15.
Ndryshe, më 31 tetor, në Kosovë kishte nisur vaksinimi kundër gripit sezonal.
Ministria e Shëndetësisë, u kishte bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
-
Mehaj: Një pjesëtar i FIT-it mund të krahasohet me 50 ushtarë të NATO-s
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës