Lajme

IDF-ja shkatërron shtëpinë e zyrtarit të lartë të Hamas-it, Saleh al-Arouri


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një shtëpi në pronësi të zyrtarit të Hamasit, Saleh al-Arouri, në qytetin ‘Arura, afër Ramallah-ut.

Kështu bëjnë të ditur mediat izraelite “Haaretz” dhe “The Times of Israel”.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë shpërthimin e kontrolluar të kryer nga IDF-ja.

Më 27 tetor, kreu i Komandës Qendrore të IDF-së, gjeneralmajor Yehuda Fox nënshkroi urdhrin e prishjes.

Me bazë në Liban, al-Arouri konsiderohet lideri de facto i Hamas-it në Bregun Perëndimor.

Al-Arouri konsiderohet si një nga organizatorët kryesorë të sulmit të 7 tetorit.

Shtëpia e udhëheqësit të lartë të Hamasit që u shkatërrua ishte bosh për një kohë të gjatë.

Saleh al-Arouri është në mërgim, me raporte që sugjerojnë se ai mund të jetë në Liban.

Forcat izraelite morën shtëpinë rreth 10 ditë më parë. Mbrëmë e hodhën në erë.

Kjo është më shumë një lëvizje simbolike e izraelitëve se çdo gjë tjetër. Ata janë pas al-Arouri’t. Ai ka qenë në listën e tyre më të kërkuar për një kohë të gjatë.

Amerikanët ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion mbi vendndodhjen e tij në vitin 2018, por ai kurrë nuk është kapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore