Kosova

Idetë e Millosheviç-it janë gjallë, jetojnë përmes Vuçiç-it – Gërvalla në OKB


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ka thënë se Kosova i rezistoi asgjësimit serb, por sipas saj, “Serbia ka zgjedhur të jetë satelit i Rusisë”.

“Këta janë të njëjtit zyrtar me të kohës së Milloveshiçit. Kurrë s’kanë kërkuar falje për krime të luftës. Por, i glorifikojnë si hero. Supremacia serbe është e gjallë. Serbia vazhdon të destabilizojë Rajonin, e jo vetëm Kosovën”, tha Gërvalla.

Gërvalla ka potencuar se kohëve të fundit policia jonë multietnike u sulmua, duke theksuar se “jemi me fat se askush nuk u lëndua – sulmet po vinë nga territori serb”.

“Ato do të ishin të pamundura po të mos i toleronte Vuçiçi. Serbia dhe Rusia mbesin rreziqet më të mëdha në rajon. Serbia ka marrë aeroplan lufte nga Rusia dhe Biellorusia. Ata janë ushtri e gatshme për të sulmuar jo për t’u mbrojtur. Nuk është puna vetëm te armatimi, por edhe te ideologjia”.

Ajo ka shtuar se për të dialoguar Serbia me Kosovën duhet të pranojë realitetin, “njohjen e Kosovës”.

“Kosova është komb paqedashës, legaliteti i pavarësisë së cilës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe njohur nga shumica demokratike e botës. Nuk ka asgjë për të humbur ose frikësuar nga njohja e Kosovës. Por për të fituar shumë. Një Evropë më të sigurt”.

Sipas kryediplomates kosovare, “Vuçiç dërgoi trupa në kufijtë tonë për shkak të targave”.

“Populli ynë ka bërë zgjedhjen e tij shumë kohë më parë. Ne jemi të orientuar nga Perëndimi. Kosova është realitet i njohur tashmë. Nga vendet e BE-së, botës e NATOs. Kosova ka pasur rritje ekonomike më të madhe se 10 për qind në vitin e kaluar. Kosova është bërë mode për t’u ndjekur në rajon”, tha Gërvalla.

Ajo ka shtuar se UNMIK-u nuk është mision administrativ sepse Kosova ka qeveri, por s’është as mision paqeruajtës, sepse është KFOR-i.

“UNMIK-u nuk ka më rol në jetën e qytetarëve dhe vendit. Kosova është shtet sovran dhe po përmbush obligimet ndaj qytetarëve tonë. Dhe është partner që i mbështet partnerët tonë në botë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore