“Ideali i tyre mbetet përherë në themelet e së ardhmes”, opozita nderon Zahir Pajazitin dhe ushtarët e tij në 27 vjetorin e rënies

SHFLETO

Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

 

Altina Marmullaku
31.01.2024 12:53
Loading Icons...

Në nder të 27-vjetorit të rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës – opozita i ka kujtuar ata duke thënë se idealet e tyre për vendin do të mbeten gjithmonë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se të njëjtit ishin bërë një për lirinë e atdheut.

“Ideali i tyre mbetet përherë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes sonë. Me përulje e krenari do i kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën.

“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë sesa liria”.

“Për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë kujtuar Pajazitin, Zejnullahun, e Hoxhën në 27 vjetorin e rënies duke bërë homazhe tek shtatorët e tyre.

Zahir Pajaziti, u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.