Jetesë & Stil

Ide për maska flokësh në kushte shtëpie


Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur. Por shumë prej nesh e dimë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi.

Flokët janë shumë të rëndësishëm për çdo femër dhe shpesh për faktorë të ndryshëm dëmtohen, dobësohen dhe bien.

Ne ju sugjerojmë disa maska te thjeshta në kushte shtëpie.

Maskë me kos

Nëse flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nga produktet kozmetike që përdorni, kjo maska është shumë e efektshme. Aplikojeni kosin në flokë për 20-25 minuta. Më pas lajeni me shampo dhe flokëve do të marrin shkëlqimin e munguar.

Maskë me vaj arrë kokosi

Vaji i arrës së kokosit është perfekte për flokë të dëmtuar apo për ato të thatë. Për përgatitjen e maskës duhet të ruani proporcionin 2 me 1: vaj kokosi dhe vaj ulliri, sipas sasisë që kanë nevojë flokët tuaj. Aplikojeni maskën dhe mbulojeni me një qese dushi për sa kohë të dëshironi. Më pas lajini normalisht flokët me shampo dhe shpëlajini mirë.

Maskë tërshëre

Maska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 20-25 minutash.

Maskë me avokado

Maska me avokado ështe perfekte për të kuruar flokët e thatë e të djegur. Ajo i jep flokëve butësi dhe shkëlqim flokëve.

Maskë me vezë

Maska e vezës është hidratuese për flokët. Ajo është e pasur me proteina, të cilat ushqejnë rrënjët dhe rimëkëmbin flokët e dëmtuar apo të djegur.

Besojmë se njëra prej tyre do të jetë ideale për flokët tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore