Sport

Ibrahimoviç-i nga Sanremo në kinema


Zlatan Ibrahimoviç-i, sulmuesi i Milan-it ka postuar në profilin e tij të Instagram-it, një foto me mbishkrimin “Antivirus”. Një postim që çuditi ndjekësit e tij, por shumë shpejt u zbulua e vërteta e atij postimi.

Ibra është gati të nisi një karrierë të re, atë të aktrimit. Pas suksesit në Sanremo, së bashku me Amadeus-in dh Fiorello-n, suedezi do të jetë pjesë e filmit te ri të sagës Asterix, drejtuar nga regjizori francez, Guillaume Canet-i.

Corriere dello Sport njoftoi se xhirimet e fillmit do të kryheshin në Kinë përgjatë 2020, por u shtynë nga pandemia dhe besohet se filmi do të jetë në dispozicion në kinema në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore