Shqipëria

Ibrahimaj: Marrëveshjet – parakushte për lehtësimin e punës


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se marrëveshjet që do të firmosen sot dhe në muajt në vijim do të jenë parakushte për lehtësimin e punës – referuar tregut të punës apo lejeve të qëndrimit.

Fillimisht, Ibrahimaj falenderoi grupet teknike për bashkëpunimin në përputhjen e legjislacioneve mes tyre në skema të ndryshme – referuar sidomos asaj të sigurimeve shoqërore.

Këto marrëveshje, sipas zyrtares shqiptare, do të nxisin një klimë pozitive për bizneset në të dyja anët e kufirit.

“Numri i të punësuarëve është rritur si i atyre që vijnë nga Kosova për të punuar në Shqipëri dhe anasjelltas”, tha më tej ministrja.

Sipas Ibrahimajt, janë marrë hapa shumë të mirë që “marrëveshjet mos të mbeten vetëm në parim”.

Në përmbyllje, ministrja theksoi se përfaqësuesit e bizneseve do t’i vlerësojnë të treja marrëveshjet që janë firmosur të enjten e 25 nëntorit nga drejtorët e doganave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore