Përballje

Ibra-Kadabra: M’u duk si ndeshja e parë me Kombëtaren


Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic me kombëtaren suedeze, luajti një rol kyç në fitoren e saj kundër Gjeorgjisë si dhe rrugëtimin përmes ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2022.

Pesë minuta përpara se arbitri të fishkëllente bilbilin e përfundimit të pjesë së parë (minuta ’35), Ibra lëshoi një pasim drejt Viktor Claesson i gjendur në zonën kundërshtare, i cili arrit të realizoj golin për Suedinë.

Gjeorgjia pati momentet e veta të mira, por asgjë e mundur kundër portierit suedez Kristoffer Nordfeldt.

Tashmë 39 vjeç, Ibra është lojtari më i vjetër që përfaqëson Suedinë.

Fatkeqsisht, Ibra nuk arriti të shënoi mbrëmjen e ditës së enjte [25 mars] në Friends Arena të Stokholmit. Ai ka 62 gola me kombëtaren e Suedisë.

Përshtypjet e pas-ndeshjes, nuk mund të mungonin nga sulmuesi i Milan-it:

“U ndejva mirë. M’u duk si ndeshja e parë me Kombëtaren. Ishte e mbushur me adrenalinë”, u shpreh Ibra për Sverige Radio.

“Mendoj se mund të kisha bërë më shumë se aq por, ne e fituam lojën dhe kjo ka rëndësi”, shtoi Ibra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore