Shqipëria

I vuri flakën makinës dhe u vetëvra nga depresioni, zbulohet identiteti i viktimës


Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës që ndërroi jetë teksa u përfshi nga flakët brenda makinës së tij.

Ky incident i rëndë u regjistrua në orët e vona të 4 shkurtit, pranë rrugës së vjetër Krrabë.

Grupi hetimor ka zbuluar sakaq se viktima është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç.

Mici nuk kishte asnjë precedent penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u mundësua dokumentimi se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti.

Më pas ai ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore