
Christopher Nkunku ka rinovuar kontratën me Leipzig-un deri në verën e 2026.
Francezi u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, duke lënë pas emra si Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.
Ofertat për Nkunku-n nuk mungonin. Real Madrid, Barcelona, PSG, Milan, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United të gjithë ishin në kërkim të shërbimeve të tij.
Megjithë interesin e shumtë që kishte për të, ish-lojtari i PSG-së zgjodhi rinovimin. Por, ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Lirisht e përballueshme nga shumica e klubeve që e kërkojnë.
/Albanianpost.com