I paditur në New York, Trump njofton se do të flasë në Florida të martën në mbrëmje

SHFLETO
albanianpost
02.04.2023 22:00
Loading Icons...

Donald Trump njoftoi në një deklaratë të dielën se do të fliste në Florida të martën në mbrëmje pasi u akuzua nga gjykatat, një fakt i paprecedentë për një ish-president amerikan.

I paditur për një rast të blerjes së heshtjes së një aktoreje filmash për të rritur (Stormy Daniels) në vitin 2016, Donald Trump tha se do të fliste të martën në orën 20:15 koha lokale nga rezidenca e tij Mar-a-Lago në Palm Beach.

Miliarderi supozohet të paraqitet të martën në mesditë në drejtësinë penale të New York-ut, sipas avokatëve të tij dhe mediave.

Dorëzimi tek autoritetet do të bëhet pikërisht në fillim të javës së ardhshme dhe më pas do të procedohet me çështjen gjyqësore.

Prej saj megjithatë, Trump nuk pret një gjykim “të drejtë”, siç bori me dije në platformën e tij të komunikimit, “Truth”.

“Ata e sollën këtë akuzë të rreme, korruptive dhe të turpshme kundër meje sepse unë qëndroj me popullin amerikan dhe ata e dinë se nuk mund të kem një gjyq të drejtë në New York!”, shkroi ai.

Në komentet e mëparshme për shtypin, ai e kishte përshkruar aktakuzën e tij si “persekutim politik” dhe kritikoi prokurorin e qarkut të Manhattanit që ndiqte çështjen e tij.

Pritet që të martën të dalë për herë të parë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë mbështetës të Trump u mblodhën jashtë rezidencës së tij në Palm Beach Mar-a-Lago për të treguar solidaritet.

Ata valëvitën flamujt e fushatës Trump 2024.

Për çfarë akuzohet penalisht Trump

Në vitin 2016, Daniels kontaktoi mediat duke i ofruar të shiste informacion për atë që ajo tha se ishte një lidhje kurorëshkelëse që kishte me Donald Trump në vitin 2006.

Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels për ta mbajtur të qetë. Kjo nuk është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen, të dhënat për pagesën thonë se ishte për tarifat ligjore.

Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje – një vepër penale – në New York.

Prokurorët gjithashtu mund të pretendojnë potencialisht se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj Daniels ishin të motivuara nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të.

Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat do të ishte një krim, që është një akuzë më e rëndë.

Edhe avokatët e ndjekjes penale pranojnë se sido që të jetë, ky nuk është aspak një rast i qartë.

Ka pak precedent për një ndjekje të tillë dhe përpjekjet e kaluara për të akuzuar politikanët për kapërcimin e kufirit midis financimit të fushatës dhe shpenzimeve personale kanë përfunduar në dështim.