Euro 2024

I kapi kokrrat me dorë, UEFA po e heton Jude Bellingham


UEFA ka nisur hetimet ndaj futbollistit të Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, meqë ky i fundit pasi shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Sllovakisë të dielën ka bërë një gjest të pa hijshëm.

Sipas UEFA-s, Bellingham dyshohet se ka thyer “rregullat themelore të sjelljes së mirë”.

Por, lojtari i Real Madrid-it mohoi se kishte për qëllim kundërshtarët e Anglisë, duke thënë në rrjetet sociale se ishte një shaka e brendshme drejtuar disa miqve të ngushtë.

Ndryshe, Anglia e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Golat për “Tre Luanët” i shënuan Jude Bellingham dhe Harry Kane.

Në çerekfinale, Anglia do të ballafaqohet me Zvicrën, pasi kjo e fundit e eliminoi Italinë në mbrëmjen së shtunës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore